Mickoski për bashkimin e VV-së me LEN-in: Pjesë e folklorit parazgjedhor

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Micksoki e ka cilësuar si folklor parazgjedhor faktin që Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar opozitës shqiptare.
Megjithatë ai tha se, kjo nuk ndryshon pozicionin e tij se në rast se fitojnë zgjedhjet, të bëjnë koalicion me opozitën shqiptare.
“Ai është vendim i atyre që i kanë zgjedhur. Supozoj se ata njerëz për të qenë pjesë e listave, duhet të jenë me nënshtetësi maqedonase, të jenë qytetarë të Maqedonisë, t’i respektojnë normat ligjore dhe kushtetuese. Kështu që, ndoshta mund t’i pyesni ata njerëz që i kanë përfshirë ata njerëz se, cili dhe çfarë ka qenë qëllimi i tyre”, ka deklaruar Hristijan Mickoski.

MARKETING



You may also like