Mickoski në takim me përfaqësuesin e KAS-it Daniel Braun dhe deputeten në PE Marion Vlasman

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloskin dhe Timço Mucunskin, sot realizuan takim me Marion Valsman, deputete në Parlamentit Evropian dhe nënkryetare e Komitetit  të Përbashkët Parlamentar të Delegacionit të Bashkimit Evropian. dhe Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i KAS-it në vend.

Siç informoi pres shërbimi i partisë, në takim është diskutuar për nevojën e fillimit të negociatave të vendit  me  BE-në.

“Në takim u potencua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer të cilin e kanë VMRO-DPMNE-ja dhe Fondacioni Konrad Adenauer, veçanërisht kontributin që Fondacioni e ka dhënë ndër vite në trajnime të shumta dhe ndihmë për partinë, por gjithsesi  edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin që VMRO-DPMNE-ja. e ka me partinë simotër gjermane CDU”, theksohet në deklaratë.

Mickoski gjatë takimit ka theksuar se “nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare për dalje më të shpejtë nga kriza”.


You may also like