Mexhiti: Duam ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë dhe të qytetarëve

by admin
Spread the love




Pas Studeniçanit, sonte “Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së ka zbarkuar në Manastir. Nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti para banorëve të Manastirit tha se duan t’i dëgjojnë zërin e anëtarësisë së qytetarëve, për të vijuar tutje me hapa të tjerë.

“Duam ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë, të qytetarëve dhe në bazë të kësaj pastaj bashkë të marrim vendime. “Nuk kemi dilema rreth orientimeve strategjike të Qeverisë, kemi kontribuar për këto çështje strategjike dhe do të kontribuojmë edhe më tej, ky është një proces demokratik brenda BDI-së”, tha Mexhiti.


You may also like