METEO – Regjistrohet shtatori më i ngrohtë në Alpe

by admin
Spread the love



BERLIN, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Në vitin 2023, meteorologët regjistruan shtatorin më të ngrohtë në Alpe që nga fillimi i regjistrimeve të motit.

Raporti i Shërbimit Gjerman i Motit (DWD), “GeoSphere Austria” dhe “MeteoSwiss” u botua në “Buletinin e Klimës Alpine”.

Në fillim të gushtit, u regjistruan reshje rekord në Austrinë jugore dhe rajonet fqinje alpine të Italisë dhe Sllovenisë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

“Ka pasur gjithashtu disa rekorde ditore dhe mujore të temperaturës duke filluar nga korriku 2023”, raportojnë shkencëtarët.

Pas një vale të të nxehtit fillestar në korrik, një tjetër pasoi në fund të gushtit me temperatura të reja rekord.

Temperaturat arritën në 37,6 gradë Celsius në Sion, Zvicër.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakITALI – Meloni: Rama u sulmua vetëm se ka ndihmuar Italinë


You may also like