METEO – Një zjarr i madh pyjor godet Gjermaninë lindore

by admin
Spread the love

GJERMANI, 25 korrik /ATSH-DPA/-Autoritetet urdheruan sot evakuimet pas shpërthimit të një zjarri te madh në Gjermaninë lindore.

“Zjarri u përhap shumë shpejt nga një sipërfaqe fillestare prej 10 hektarësh në rreth 100 hektarë”, njoftoi këshilli i qarkut Elbe-Elster.

Zjarri, mes dy qyteteve Leipzig dhe Cottbus, është klasifikuar si një incident i madh dhe rreth 200 banorë të fshatit Rehfeld u evakuuan mbrëmjen e sotme.

Disa qindra banorë të tjerë në komunitetet e tjera aty pranë pritet të përballen me të njëjtin urdhër në orët në vijim.

Temperaturat në Gjermaninë Lindore sot ishin mbi 30 gradë Celsius.

“Tymi ishte i dukshëm në një distancë të gjerë. Të paktën një turbinë me erë është brenda zonës së zjarrit, ndërsa turbina të tjera mbeten në rrezik”, tha zëvendësoficeri lokal i Mbrojtjes, Philipp Haase, duke shtuar se erërat e forta po e bëjnë situatën më të komplikuar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakZjarrfikësit shuajnë zjarrin në Belsh, Tafani: Heronjtë e ditëve tona

You may also like