Meta pritet të marrë kryesinë e LSI-së? Ja si përgjigjet Silva Caka

by admin
Spread the love

LSI do të mbajë më 25 korrik konventën kombëtare për riorganizimin e të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023. Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, është shprehur se për zgjedhjet e 2023 duhet riorganizim, ndërsa ka shtuar se në këtë Konventë do të merren vendime të ndryshme në lidhje me strukturat brenda partisë.

Silva Caka: Kjo konventë mbledhë delegatët e LSI-së, në të gjithë Shqipërinë dhe sigurisht ka vendimmarrje të ndryshme ku merren vendime.

Jemi në një moment që nuk ka më kuptim, politik, organizativ dhe ligjor, që disa funksione brenda LSI-së, të funksionojnë me komandime apo me direktiva nga ana e Kryesisë, apo asaj që ne e quajmë edhe kryesia ekzekutive.

Ne duhet të kemi një riorganizim për zgjedhjet e 23 marsit. Konventa është ajo që vendos për raste të ndryshme siç ka qenë rasti i komandimit të Vasilit, Kryemadhit, por jemi e para forcë politike në Shqipëri që prej 18 vitesh zhvillojmë procesin një anëtar një votë për të zgjidhur kryetarin e LSI-së.”

Konventa e LSI-së, mbahet vetëm një ditë pasi Ilir Metës i përfundon mandati.

E pyetur se a pritet që Meta të emërohet kryetar i LSI-së, Caka u shpreh: Rikthimin në politikë Meta e ka pranuar, dhe besoj se janë të shumtë ata në LSI-së që e mirëpresin këtë gjë por konventa nuk zgjedh kryetarin. Ne e kemi kryetaren.

You may also like