Messi fitoi me 105 pikë diferencë ndaj Haaland – Shqip

by admin
Spread the love

Publikohen rezultatet e votimit të Topit të Artë

Lionel Messi fitoi pak ditë më parë për herë të tetë Topin e Artë. Organizatorët e këtij çmimi publikuan këtë të shtunë edhe rezultatet e votimit ku Messi ka një diferencë të konsiderueshme me ndjekësit.

Argjentinasi është në kuotën e 462 pikëve, 105 më shumë se norvegjezi Erling Haaland dhe 192 nga francezi Kylian Mbappe.

Të paktën 100 ka marrë edhe Kevin De Bruyne. Këtë vit në mes finalistëve mungonte Cristiano Ronaldo, 5 herë fitues i çmimit.

Fituesi i Topit të Artë del nga votimi i gazetarëve nga e gjithë bota në bazë të paraqitjes së futbollistëve gjatë sezonit të fundit.

Çmimi më i rëndësishëm individual në botë për një futbollist dorëzohet prej vitit 1956. Prej vitit të ardhshëm në këtë vlerësim do të përfshihet edhe UEFA.

Këtë mënyrë synohet të forcohet aspekti marketingut dhe në organizimi së më i mirë i mbrëmjes gala ku shpallen edhe fituesit.

Tv Klan

You may also like