“Mësova shumë nga Sarri”, De Ligt: Largimi i Tuhel? Të gjithë jemi përgjegjës

by admin
Spread the love

Matijs de Ligt beson se Bajerni do të arrijë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Lacion. Mbrojtësi holandez shprehet se e gjithë skuadra është përgjegjëse për rezultatet e fundit dhe se duhet të luftojnë së bashku për të dalë nga kjo situatë.

“Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Për ne si skuadër dhe për klubin. Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne.

Imobile? Është një sulmues mjaft i mirë që shënon gjithmonë. Ai pret për topa, që e bën atë më të vështirë për t’u markuar.

Seria A? Është një kompeticion me klube të mëdha dhe ndeshje të bukura. Por unë tani jam këtu dhe vetëm i përqendruar te Bajerni.

Nëse flasim për vitin 2019, Lacio ishte një skuadër shumë e fortë. Pesë vite kanë kaluar që atëherë. Kam punuar me Sarrin për një vit. Mësova shumë nga puna e tij defensive. Por ne duhet të jemi të fortë për të fituar nesër.

Largimi i Tuhelit? Nuk jam unë që duhet ta analizoj këtë. Në fushë ke trajnerët dhe lojtarët. Por ne lojtarët jemi gjithashtu përgjegjës, ne bëjmë çdo gjë bashkë. Nëse trajneri ikën, atëherë dhe ne duhet të ikim, pasi as ne nuk kemi bërë një punë të mirë. Ne jemi në këtë fazë së bashku dhe duhet të dalim së bashku nga këtu. Ja pse nesër është një ndeshje e rëndësishme”, tha De Ligt në konferencën për mediat.

PANORAMASPORT.AL

You may also like