Merr fund pritja e ëmbël/ Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi shtë munduar që jetën e saj private ta mbajë sa më larg mediave dhe opinionit publik. Mirëpo, në shumicën e rasteve, artistja nuk ia ka dalë me sukses për shkak të famës.

Para pak muajsh, në mediat rozë qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë. Dhe pikërisht sot, pritja e ëmbël për Shkurten ka marrë fund, pasi ajo ka mirëpritur djalin e saj të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë partneri i saj në rrjete sociale ku është siguruar të zbulojë vetëm dorën e fëmijës.

Kujtojmë se këngëtarja dhe partneri i saj Alberti pak vite më parë janë bekuar me një djalë, ndërsa ditën e sotme kanë mirëpritur në jetën e tyre djalin tjetër.

You may also like