Merr fund pritja 23-vjeçare, Nottingham Forest rikthehet në Premier League

by admin
Spread the love

Pas 23 vitesh Nottingham Forest do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit anglez. Skuadra e drejtuar nga tekniku Steven Cooper ka fituar 1-0 finalen e Play Off-it kundër Huddersfield dhe siguron kështu ngjitjen në Premier League.

Një autogol i Colwill në fund të pjesës së parë ka vulosur fatin e finales së luajtur në “Wembley”. Pas Fulham dhe Bournemouth, do të jetë Nottingham Forest skuadra e tretë e Championship që shkon një kategori më lart.

Një nga klubet më historike të Anglisë, që ka arritur të dominojë edhe arenën europiane në fund të viteve 1970, rikthehet të luajë në Premier pas më shumë se 2 dekadash. / Oversport.tv

Foto: Nottingham Forest FC Twitter

You may also like