Merkato Juventus: De Ligt drejt Bayernit, fokusi te Gabriel e Zaniolo

by admin
Spread the love

Janë ditë të nxehta për sa i përket disa negociatave te Juventusi. Matthijs De Ligt është drejt largimit dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e Bayernit të cilët u shprehën se mbrojtësi holandez dëshrion të transferohet në Mynih.

Nga ana tjetër, për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga holandezi, Juventusi pritet të hidhet në sulm për Gabriel. Gjithashtu ata kërkojnë edhe Pau Torres, por sipas mediave italiane ka distancë në çmimin që ofron Juventusi dhe atë që kërkon Villarreal.

Po punohet gjithashtu edhe për transferimin e Nicolo Zaniolos i cili dëshiron të veshë fanellën bardhezi. Megjithatë, Roma kërkon rreth 45 milionë euro, një shifër që Juventusi nuk dëshiron ta shpenzojë për italianin.

Për sa i përket merkatos në dalje, drejtuesit e “Zonjës” po punojnë që të largojnë nga ekipi brazilianin Arthur. Ky i fundit nuk është thirrur me ekipin në turneun që do të zhvillojnë në SHBA. /oversport.tv

You may also like