Mehaj kritikon stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni që nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuar nga organizata FOL, në lidhje me realizmin e planit të punës.

Mehaj potencoi se ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet se a janë përcjellë pyetjet dhe sipas tij, pastaj të ndërmerren masa, njofton Klankosova.tv.

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht zyra për marrëdhënie me publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”.

“Menjëherë kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet fillimisht a janë përcjellur pyetjet te zyra jonë e mediave, pastaj të ndërmirren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë”.

Ai thotë se vitin e kaluar ministria e Mbrojtjes ka realizuar planin e punës 95 për qind.

“Siç edhe e dini, vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes ka realizuar në përpikëri planin e punës në përqindje 96%, po ashtu ka shpenzuar buxhetin 96%, të dyja këto me përqindjen më të lartë të realizimit që ka pasur ndonjëherë, besueshmeria në Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë më e larta ndonjëherë, prandaj këto standarde të vendosura nga ne, do t’i mbajmë edhe në vazhdim”.

Ai theksoi se përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata, do t’i keni të publikuara shumë shpejt.

You may also like