Meghan Markle e shqetësuar për Kate Middleton, tenton të kontaktojë me të

by admin
Spread the love

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare.

Ajo nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori, derisa në muajin janar të këtij viti ajo iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.

Megjithatë, zhdukja e saj nga syri i publikut ka ndikuar në ndezjen e shumë teorive konspirative.

Princesha e Uellsit është përfshirë në një skandal Photoshop pasi fansat vunë re “gabime” me një foto të ëmbël familjare që ajo publikoi në Ditën e Nënës. Kate buzëqeshi së bashku me tre fëmijët e saj në foto, por fansat ishin të bindur se ajo ishte ndryshuar dhe nxituan në mediat sociale për të ndarë teoritë e tyre.

Tani, këto raportime si duket e kanë shqetësuar edhe Dukeshën e Sussexit, Meghan Markle, bashkëshorten e Princi Harry, e cila është duke tentuar të kontaktojë me Kate-in.

Eksperti i familjes mbretërore, Tom Quinn, pretendoi së fundmi se Markle ka tentuar madje disa herë që të bie në kontakt me kunatën e saj.

“Meghan ka tentuar disa herë të hyjë në kontakte me burime jo-direkte të Pallatit Kensington. Për të ndrequr raportet pjesërisht dhe gjithashtu se është vërtet e shqetësuar për shëndetin e Kate-it”, u shpreh Quinn për The Mirror.

Marrëdhëniet mes të dyjave kanë qenë të krisura, së paku kështu dihet sipas raportimeve, por prej vetë deklaratave të Meghanit.

Vlen të theksohet se Dukesha e Sussexit si dhe Princi Harry kishin hequr dorë vite më parë nga titujt mbretëror./21Media

You may also like