Mediat e huaja jehonë Shqipërisë – Shqip

by admin
Spread the love

Vëmendje në gazetat ndërkombëtare për suksesin e arritur nga kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho

Rezervimi i një vendi të Shqipërisë në Gjermani 2024 ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Washington Post shkruan se Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 nga një grup ku janë edhe Republika Çeke dhe Polonia pas barazimit me Moldavinë. Gazeta amerikane vë në dukej suksesin e brazilianit Silvinjo.

“Edhe Shqipëria e kualifikuar; shkojnë në 12 kombëtaret me biletën për në Europian”, shkruan Gazzettadellosport.

Ndërsa tuttomercatoweb shkruan se kuqezinjtë gjejnë pikën e nevojshme për në Euro 2024. Ekipi merr pjesë për herë të dytë në europian, pas Francë 2016.

“Sylvinho çon Shqipërinë në europianin e dytë”, shkruan spanjollja “AS”.

Ndërsa “Marca” ka titullin: “Shqipëria shkon në europianin e dytë dhe është kombëtarja e 12 e kualifikuar”. Suksesin e Shqipërisë e vuri në dukje edhe UEFA.

Tv Klan

You may also like