Më pak se 15 orë nga hapja e Instagram-it të Luizit, nuk do ta besoni sa ndjekës numëron deri tani këngëtari (FOTO)

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa asnjë diskutim një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Pavarësisht të gjitha problemeve në rrjetin e tij social Instagram, ai vijon ende të jetë shumë i kërkuar dhe i pëlqyer.

E pas mbylljes disa javore të Instagram-it të tij, tashmë partnerja e tij Kiara Tito ka ardhur me një lajm të rëndësishëm. Përmes një postimi në “story” të këtij rrjeti social, ajo ftoi një ditë më parë ndjekësit e saj dhe të “Luizit ta bëjnë “follow” sipas saj faqen e vetme të kengetarit.

Edhe pse faqja ka vetëm 15 orë që është hapur, numrat e ndjekësve të Luizit në Instagram po rriten në mënyrë të frikshme. Deri tani janë mbi 220 mijë ndjekës në vetëm 15 orë që është hapur si adresë, ndërsa fotoja e tij numëron mbi 98 mijë pëlqime.

Me siguri faqja do të rritet më shumë në ditët në vijim, duke pasur parasysh edhe pëlqyeshmërinë që këngëtari ka në publikun shqiptar, si edhe duke qenë më pranë finales, ku Luizi është pretendent kryesor për ta fituar.

You may also like