Më në fund triumfon Ferrari

by admin
Spread the love

Piloti Carlos Sainz ka dal triumfues në garën për shpërblimin e madh të Singaporit që u zhvillua të dielën.

Ai udhëhoqi me shumë mjeshtëri pjesën më të madhe të garës në shtegun Marina Bay për ti sjell Ferrarit fitoren e parë këtë sezon përcjell klankosova.tv.

Sainz luftoi fortë për ta mbajt pozitën e parë duke e mbajt pas vetes britanikun Lando Norris dhe dyshen e Mercedesit, George Russell e Lewis Hamilton.

Megjithatë piloti më i pafat ishte pikërisht Russell që derisa po luftonte për pozitën e dytë u përplas në muret mbrojtëse.

Si rrjedhojë Hamilton e zuri vendin e tretë në podium.

Ndërsa spanjolli Sainz e konvertoi pole position të arritur të shtunën në fitore të dielën duke u bërë ekipi i parë që merr fitore këtë sezon pasi të gjitha garat tjera i ka fituar Red Bull.

Lideri dhe kampioni aktual në Formula 1, Max Verstappen garën e përfundoi i 5-ti kurse kolegu i tij Sergio Perez i 8-ti.

You may also like