“Më ndihmoni!”, kërkesa e Lewandowskit ndaj bashkëlojtarëve të Barcelonës

by admin
Spread the love

Futbollisti i Barcelonës, Robert Lewandowski i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen kundër Atletico Madrid ku katalanasit triumfuan 3:0, ka patur një kërkesë për bashkëlojtarët e tij.

Polaku i cili arriti të shënonte një gol, u kërkoi bashkëlojtarëve të tij që t’i pasonin më shumë topin në mënyrë që të arrinte të shënonte më shumë, ndërkohë që deri më tani, në La Liga ka arritur të shënojë 13 gola dhe të asistojë 7 herë në 27 ndeshje.

“Kam nevojë që ata të më ndihmojnë duke më pasuar topin ose duke çuar krosime brenda zonës. E di se më duhet t’i ndihmojë dhe t’i mbështesë lojtarët e rinj, por gjithashtu kam nevojë për ndihmën e tyre që të më pasojnë topin”, ka thënë Lewandowski me shaka.


Top Channel

You may also like