Me këtë këngë “Friends” i dhanë lamtumirën Matthew Perry

by admin
Spread the love

Vdekja e Matthew Perry-t na tronditi të gjithëve, sikur humbëm një perso tonin, një mbështetje, një mik të ngushtë të cilit i treguam gjithçka dhe na bëri të qeshnim me një vështrim të tij.

Aktori u varros në Los Angeles të premten pasdite (në mëngjes herët në Shqipëri) në varrezat që ndodhen rreth një kilometër nga studiot e Warner Brothers ku u xhiruan episodet e serialit të dashur televiziv.

Në fakt, aty janë varrosur shumë yje të Hollivudit, si Elizabeth Taylor, Michael Jackson dhe Lucille Ball.

Pranë tij ishin të gjithë “Miqtë” e tij, Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, nëna e tij 84-vjeçare, babai dhe njerku i tij, ai ishte një nga ata që ngritën arkivolin bashkë me të tjerët të afërmit dhe miqtë.

You may also like