Me 28 Shkurt zhvillohet në Tiranë Samiti për Ukrainën – Shqip

by admin
Spread the love

Volodymyr Zelensky viziton Shqipërinë për herë të parë

Më 28 Shkurt do të zhvillohet në Tiranë Samiti për Ukrainën. Në kuadër të këtij Samiti pritet të vizitojë për herë të parë Shqipërinë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lufta e nisur nga Rusia që në Shkurt të vitit 2022 do të jenë në fokus të diskutimeve. Samiti do jetë në mbështetje për Ukrainën, tek i cili do diskutohen edhe tema të cilat lidhen me sfidat e sigurisë.

Ndërsa më 29 Shkurt, në Tiranë do të mbërrijnë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Klan News

You may also like