Mbyllja e kadastrës në Tropojë, reagon Artan Lame: Tani shërbimet janë online

by admin
Spread the love

Kreu i kadastrës Artan Lame, ka reaguar për mbylljen e zyrës së kadastrës në Tropojë, vendim i cili largon një tjetër shërbim nga ky qytet, ku u u justifikua se shërbimet do të ofrohen online, ndërkohe qytetarëve të Tropojës do t`ju shtohen kostot financiare, për të kryer regjistrimin e pronave të tyre në Kukës.

Pas mbylljes së zyrës së kadastrës në Tropojë, vendim i cili largon edhe një tjetër shërbim nga kjo zonë, pasi në 24 zona kadastrale te këtij rrethi nuk është kryer asnjë lloj regjistrimi, ka reaguar kreu i kadastrës Artan Lame.

Në një aktivitet të institucionit që drejton, Lame anashkaloi problemet që sjell ky vendim, duke u justifikuar me shërbimet që ofrohen online.

Mbyllja e kadastrës në këtë rreth erdhi pak kohë pasi drejtuesja e këtij institucioni u arrestua nga policia.

Qytetarëve të Tropojës do t`ju shtohen kostot financiare për të kryer regjistrimin e pronave të tyre në Kukës.

You may also like