Mbreti Charles mban fjalim historik në senatin francez, çfarë tha ai para ligjvënësve – Shqip

by admin
Spread the love

Mbreti Charles III mbërriti ditën e djeshmë në Francë, në vizitën e tij të parë shtetërore si monark, një udhëtim tre-ditor që synon të përmirësojë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Monarku i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte nën shoqërinë e partneres së tij gruaja Mbretëreshë Kamila, u mirëpritën në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministrja Elisabeth Borne.

Më pas ata ndaluan për të kujtuar viktimat e luftës duke vendosur kurora me lule në Harkun e Triumfit.

Mbreti Charles nisi ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, duke mbajtur një fjalim në parlament. Monarku hapi fjalimin në frëngjisht duke thënë se sa i nderuar ishte që ishte ftuar në këtë “dhomë të shenjtë”.

Ai shpjegoi vitalitetin e partneritetit të krijuar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, duke thënë se ata do të jenë gjithmonë “aleatë dhe miq të mirë”. Charles më pas foli edhe për homazhet që iu bënë Mbretëreshës në të gjithë Francën vitin e kaluar.

Ai përmendi fjalët që Asambleja Kombëtare dhe Senati shkruan për vdekjen e saj, duke thënë se Mbretëresha ishte “mishërimi i demokracisë britanike”. Mbreti Charles theksoi rëndësinë e atyre fjalëve për të dhe familjen e tij, duke falenderuar Francën për mirësinë që tregoi në atë periudhë dhimbjeje.

“Franca ka qenë një pjesë thelbësore e jetës time dhe kjo është vizita ime e 35-të zyrtare në Francë,” tha Charles.

Mbreti Charles u ndal edhe tek lufta në Ukraina, duke thënë se Ukraina duhet të fitojë luftën e saj kundër Rusisë. Ai përmendi unitetin e Britanisë dhe lëvizjes së rezistencës së lirë franceze të Charles De Gaulle në Luftën e Dytë Botërore si një shembull për të qëndruar së bashku kundër “agresionit të paprovokuar në kontinent”.

“Së bashku jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë që Ukraina do të triumfojë dhe se liria do të mbizotërojë“, tha Charles.

Monarku britanik u ndal edhe tek ndryshimet klimatike, duke thënë se sfida me të cilën përballet planeti ynë është e madhe dhe e rëndë, duke theksuar se sa inkurajuese ka qënë të shohësh veprimet që janë ndërmarrë nga qeveritë, njerëzit dhe gjithnjë e më shumë nga sektori privat.

Fjalimi i Mbretit u prit me ovacione dhe duartrokitje të forta në dhomën e Senatit.

Ishte një fjalim serioz, pa shumë fjalë, duke theksuar një aleancë të gjatë demokratike dhe nevojën për të qëndruar së bashku në betejat sin ë Ukrainë dhe ndryshimeve klimatike.

You may also like