​Mbretëria e Bashkuar sanksione të reja ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

Qeveria britanike vendosi një paketë tjetër sanksionesh ndaj Rusisë.

Paketa përfshin 22 sanksione ndaj individëve dhe bizneseve jashtë Rusisë, që mbështesin luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe tre kompani ruse që importojnë pajisje elektronike jetike për pajisjet ushtarake ruse të përdorura në fushë betejë, sipas Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Në deklaratë thuhej se Mbretëria e Bashkuar “po trajton mbështetjen iraniane dhe bjelloruse” për luftën e Rusisë, pasi sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu individë dhe subjekte iraniane të përfshirë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e dronëve, dhe organizatat bjelloruse të mbrojtjes të lidhura me prodhimin e teknologjisë ushtarake.

“Sanksionet e sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetin zingjiror të furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Putinit tani në vështirësi”, tha në deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

“Nuk kanë ku të fshihen ata që mbështesin makinerinë ushtarake të Rusisë”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme u zotua të punojë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar palët e treta që të furnizojnë me armë Rusinë.


Top Channel

You may also like