Mblidhet komisioni hetimor energjetik për periudhën 2006-2022

by admin
Spread the love

Sot do të mbajë mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i CV-ve për angazhim të ekspertëve dhe do të bëhet kategorizimi i listës se dëshmitarëve për intervistim, kurse mbledhja fillon në ora 14:00.

Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin ‘mollë sherr” mes pozitës dhe opozitës.

You may also like