Mbi 600 të vrarë nga përplasjet në Gaza/ Mijëra të plagosur, Hamasi merr qindra pengje – Shqip

by admin
Spread the love

Izraeli u zgjua i tronditur edhe këtë të dielë pasi sulmet nga Gaza dhe anasjelltas kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës së kaluar. Zyrtarisht, numri i viktimave ka kaluar mbi 600 persona nga të dyja palët. Mijëra janë të plagosurit, ndërsa militantët e Hamasit thanë se kanë marrë qindra robër izraelitë në Gaza.

Por lufta rrezikon të ketë të gjithë rajonin pasi gjatë natës Izraeli sulmoi goditi një objektiv të milicisë së Hezbollahut në Libanin jugor. Sulmet ajrore izraelite goditën pa ndërprerje Gazën duke vrarë më shumë se 300 palestinezë dhe duke shkatërruar ndërtesa, tunele dhe shtëpi të zyrtarëve të Hamasit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për “një hakmarrje të madhe”. Sulmi i papritur i Hamasit të shtunën konsiderohet si më i madhi dhe më i përgjakshmi ndaj Izraelit që kur Egjipti dhe Siria filluan një sulm të papritur në Yom Kippur 50 vjet më parë.

Autoritetet izraelite thanë se deri tani kanë mbi 300 civilë dhe ushtarë të vrarë nga të cilët mbi 20 janë fëmijë. Në krahun tjetër, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se sulmi që nisi në Gaza do të përhapet në të gjithë Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem.

Vendet Perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e dënuan sulmin e palestinezëve. Ndërsa në Lindjen e Mesme, pati demonstrata në mbështetje të Hamasit ku u dogjën flamuj të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

You may also like