Mbi 50 krime kundër gazetarëve të regjistruara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

by admin
Spread the love

Më shumë se 50 krime kundër gazetarëve janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, thotë një raportuese nga Minsku i Bjellorusisë.

Hanna Liubakova, përmes një reagimi në twitter madje ka specifikuar vetëm disa nga rastet e kërcënimeve që iu janë bërë gazetarëve gjatë raportimit të tyre në zonat ukrainase ku po zhvillohen luftimet, njofton Klankosova.tv.

”Në Kherson, rusët kërcënojnë të vrasin gazetaren Irina Staroselets. Gazetari Oleh Baturin është zhdukur në Nova Kakhovka. Evgeny Maloletka në Mariupol u kërcënua. Më shumë se 50 krime kundër gazetarëve janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus”.

You may also like