Mbi 23 mijë franga u mblodhën në mbrëmjen bamirësie “Shpëto Jetë” në Cyrih

by admin
Spread the love

Për të katërtën herë rradhazi u mbajt mbrëmja
bamirëse “Shpëto Jetë” në Cyrih, mbrëmje kjo e cila u organizua nga organizata
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me qëllimin e ngritjes së fondeve të cilat do të
destinohen për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për nënat dhe
fëmijët në Kosovë.

Në këtë mbrëmje bamirëse e cila u shoqërua me
darkë dhe muzikë nga bendi i njohur nga Kosova “Don’t listen to your
neighbors”, ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga fusha e
shëndetësisë, artit dhe përfaqësues të kompanive dhe bizneseve të ndryshme
shqiptare të cilët dhanë kontributin e tyre duke dhuruar fonde për të ndihmuar
dhe mbështetur programet e AMC-së.

Drejtori Ekzekutiv i AMC-së z. Vlorian
Molliqaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe foli për
rolin e mërgatës në ndryshime rrënjësore përmes filantropisë, duke u fokusuar në
sistemin shëndetësor në vend. “Ne në AMC besojmë që duhet zgjidhur problemin në
rrënjë. Ne besojmë që duhet ta forcojmë sistemin shëndetësor. Sepse me një
sistem shëndetësor ku nuk mungojnë pajisjet mjekësore e barnat esenciale, e ku
kapacitetet e punonjësve shëndetësor ngriten vazhdimisht, do të mund të
trajtohet secili fëmijë e secila grua. Pavarësisht kushteve ekonomike e
sociale. Pavarësisht se a jeton në fshat apo ne qytet.” u shpreh z. Molliqaj në
fjalën e tij.

Prof. Dr. Omer Dzemali, në një fjalim rasti foli
për angazhimin e AMC-së duke çmuar lartë punën e palodhshme dhe duke bërë
thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni i AMC-së.

Ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë”
edicioni i 4-të, e cila u mbajt në qytetin e bukur të Cyrihut, nuk do të ishte
e mundur pa sponzorët të cilët na mbështetën për realizimin e kësaj ngjarje:
Lika Group Ag – Sponzor i artë, Swiss Management – Sponzor i Artë,
Neumarktpraxis – Sponzor i Bronztë, Reci IT Solution – Sponzor i Bronztë, Aeg
Montage – Sponzor i Bronztë, Rromir Imami (rrimphoto) Sponzor i Argjendtë, Milky
Way Creative – Sponzori  Arg, Aubrey
Restaurant – Sponzor i Bronztë, Eurokoha Sponzor i Bronztë, si dhe plartforma
shqiptare në Zvicër Albinfo.ch të cilët na mbështetën si Sponzor Medial.

Pjesë e ngjarjes bamirëse ishte edhe një
ankand i qetë me punime të dhuruara nga artistët shqiptarë si: aksesorë nga
Arlinda Zylalli, Rromir Imami (rrimphoto), punime argjile nga Dhe by Granita,
aksesorë nga Luan Kotori, aksesorë nga Adelina Veseli, dhe fustana nga
dizajnerët Fjolla Nila, Valdrin Sahiti dhe Blerina Kllokoqi Rugova.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për
shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni I AMC-së është
shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve
në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe
programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në
sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

You may also like