Mbeti jashtë listës së Euro 2016, Gjimshiti i rikthehet shprehjes së vjetër, historia unike e mbrojtësit të Shqipërisë

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti mbeti jashtë listës së Europianit në vitin 2016, duke u zhgënjyer kështu jashtëzakonisht shumë. Gjithsesi, Gjimshiti, me durim dhe qëndrueshmëri nuk u largua nga Kombëtarja.

Asokohe, ai shkruante në Instagram: “Ndonjehere jeta nuk ta jep at qe don, jo sepse nuk e ke meritu, sepse meriton ma shumm!”. I njëjti postim është ri-publikuar në llogarinë e tij, në rrjetet sociale.

Pritja ia vlejti, tashmë mbrojtësi është kualifikuar me Shqipërinë në një tjetër Europian, atë të 2024. Gjimshiti pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në verën e ardhshme, duke ndihmuar Kombëtaren në arritjen e rezultateve të rëndësishme

 

 

You may also like