Mbappe i “lodhur” nga kushtet e “Galaktikëve”, Liverpool pret “pas dere” përgjigjen e francezit

by admin
Spread the love

Ashtu, si në 4 sesionet e fundit të merkatove, edhe në këtë merkato dimrit, padyshim kryefjala është “fantazisti” francez i sulmit, të “gjigantë” të Ligue 1, Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, e ardhmja e të cilit është ende në dyshim dhe me vetëm 6 muaj të mbetur në kontratën e tij gjithçka mund të ndodhë,

“Los Blancos” mbeten në avantazh për të siguruar shërbimet e “yllit” francez në fundin e sezonit, atëherë kur i mbaron kontrata me PSG-në. Gjithsesi, të lodhur prej vitesh me tentativat për të firmosur me të, te Reali i kanë vënë një kusht, me “yllin” francez, që duhet të marrë vendimin përfundimtar deri në datën 15 janar, që është edhe afati i fundit kur duhet t’i kthejë përgjigje presidentit Perez nëse do të firmosë me Realin apo jo.

Kusht që nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçarit sipas raportimeve të francezes “L’Equipe”. Dhe në skenë është rikthyer fuqishëm Liverpool, me Jurgen Klopp dhe tifozët e kuq që ëndërrojnë që Mbappe të zbarkojë në Anfield gjatë verës.

Mbappe ka shënuar 25 gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Luis Enriques. PSG kryeson Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Nice. Dhe në Champions do të sfidojë Real Sociedad për një biletë në çerek-finale. /i.m /abcnews.al

You may also like