Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, betohen amablistët dhe kryetari

by admin
Spread the love

Plotë me njerëz, disa nga të cilët rrinin edhe në këmbë dhe nën intonimin e himnit të Kosovës, filloi mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Mbledhja në rend dite kishte dhënien e betimit nga anëtarët e kuvendit të komunës së Rahovecit dhe kryetarit, Smajl Latifi, njofton Klankosova.tv.

I zgjedhuri në krye të Rahovecit, që gjithashtu udhëhoqi me këtë komunë katër vitet e kaluara, në fjalën e tij u zotua se do tu shërbejë qytetarëve me nder, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.

“Ndër prioritetet tona kryesore do të vazhdojë të jetë bujqësia, pasuar nga ekonomia dhe përkrahja e prodhuesve, agroturizmi dhe kthimi i kushteve për punësim përmes industrisë së agropërpunimit.”

Tutje Latifi deklaroi se janë të interesuar që përpjekjet dhe angazhimet e tyre të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Rahovecit dhe për të dalë faqebardhë përpara tyre.

“Kultivimi i raporteve korrekte kolegiale, respektimi i mendimit ndryshe dhe përqafimi i propozimeve të dobishme, përbëjnë bazën e një demokracie funksionale. Bashkëpunimi i ekzekutivit komunal dhe me kuvendin e komunës, është ndër detyrat tona dhe nënkupton respekt për vetë qytetarët. Përbërja diverse e kuvendit është pasuria jonë e përbashkët dhe propozimet, idetë e pikëpamjet e kuvendarëve, do të ndikojnë në ruajtjen e balancit qeverisës dhe në suksesin tonë të përbashkët.”

I pari i Rahovecit tha se do të punojnë shumë që këtë qytet ta shëndrrojnë në destinacion të preferuar për më shumë turist nga Kosova, por edhe nga bota.

You may also like