Mazzarri para finales: Momenti favorizon Interin!

by admin
Spread the love

Napoli dhe Inter zbresin në fushë mbrëmjen e së hënës (20:00) për finalen e SuperKupës së Italisë që zhvillohet në Riyadh, kryeqytettin e Arabisë Saudite.

Në konferencën për shtyp, trajneri i të kaltërve, Walter Mazzarri theksoi se Interi është në momentin më të mirë të sezonit ndërsa shtoi se i bëri përshtypje se sa me lëhtësi, zikaltërit kaluan në gjysmëfinale, Lazion.

“Përballemi me një “zonjë” skuadër që ka një trajner fantastik, në ndeshjen e fundit ndaj Lazios pashë një Inter dominues në çdo aspekt përballë kundërshtarit. Mendoj se përballemi me Interin në momentin e tyre më të mirë në këtë sezon.

Nëse ia dalim me sukses, atëherë mendoj se besimi për pjesën e mbetur të sezonit di të shtohej shumë. Nuk firmos për barazim, mos harroni se këta djem që po stërvis janë Kampionët në fuqi të Italisë.

Në kampionat ndaj Interit ishim ne ata që kishim zotërimin e topit, por ata fituan 3-0 edhe falë kundërsulmit. Futbolli është shumë cinik, por kam një grup të fortë në dispozicion dhe në nivelin e mentalitetit nuk kemi asgjë mangët në krahasim me Interin”, u shpreh Mazzarri.

You may also like