Masakra me 14 të vdekur, Universiteti në Pragë do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt të 2024-ës

by admin
Spread the love

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.

Sipas njoftimit, studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.

Kujtojmë se një student i historisë hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas veten. Njëzetë e pesë persona u plagosën.

“Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave“, tha fakulteti në faqen e tij të internetit.

“Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.

24-vjeçari disa ditë më parë kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, sipas policisë çeke.

Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në universitet.

Policia tha se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave, ndërsa më pas ai e ka vrarë edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve në 17.

I themeluar në vitin 1347, Universiteti Charles është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.


Top Channel

You may also like