Masa rigoroze për ata që e pinë duhanin, paralajmëroi Mexhiti

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka bërë të ditur se në vitin 2024 do të ketë masa më të rrepta për pirjen e duhanit. Ai këtë e tha në spitalin e Tetovës ku mori pjesë në promovimin e dhomës së gjidhënies, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të ndërmerren masa shtesë për shkak të intensifikimit të ndotjes së ajrit dhe problemeve të personave me sëmundje respiratore.

“Sot folëm në kolegjiumin e rregullt të së hënës me shërbimet në Ministri. Në vitin e ardhshëm 2024 do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit dhe është nënshkruar një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Le ta mendojnë duhanpirësit se si më tej”, tha në përgjigjen e tij ministri Mexhiti.

I pyetur se deri ku është procesi për mbulimin e të gjithë pacientëve me fibrozë cistike me ilaçin “trikafta”, Mexhiti tregoi se po punohet për një zgjidhje pragmatike dhe gjithëpërfshirëse.

MARKETING



You may also like