Martinez ndez tifozët: Fitoj titullin ose Championsin me Aston Villan

by admin
Spread the love

Emiliano Martinez është një hero në Argjentinë.

Portieri ndihmoi kombëtaren albiceleste të fitonte Kupën e Botës vitin e kaluar në Botërorin e Katarit, ndërkohë që prej shtatorit të vitit 2020 mbron portën e Aston Villas.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli Unai Emery, e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në ishull. Aston Villa renditet në vendin e pestë me 19 pas javës së nëntë në Premier League, duke qenë vetëm 4 pikë larg Tottenhamit kryesues.

Skuadra nga Birmingami garon edhe në grupet e Conference League. Pas suksesit 1-4 në Holandë me AZ Alkmaar, Martinez lëshoi një deklaratë të fortë, duke i mbushur me ëndrra tifozët e zjarrtë të skuadrës.

Nëse i keni lexuar ose dëgjuar intervistat e mia të para kur erdha në këtë klub, gjithmonë kam folur për fitimin e Champions League dhe fitimin e trofeve të tjerë.

Që nga dita e parë e besoj që do të largohem nga klubi pasi të kemi fituar titullin kampion ose Champions League. Aston Villa është një klub që dëshiron të luajë për të fituar diçka të rëndësishme”, theksoi 31-vjeçari argjentinas.

Aston Villa (1982) është një nga 6 skuadrat angleze që ka fituar Champions League. Bashkë me Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Nottingham Forest. Ndërkohë që ka fituar 7 herë titullin kampion në Angli. Të fundit në sezonin 1980/1981. /Supersport


Top Channel

You may also like