Marrëveshja është shumë pranë, Juventusi zgjedh pasardhësin e Szczesnyt

by admin
Spread the love

Juventusi ka zgjedhur portierin që do të zëvendësojë Wojciech Szczesny. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur që portën t’ia besojnë gardianit të Empolit, Guglielmo Vicario. Ky i fundit pritet të firmos që në merkaton e janarit me bardhezinjtë.

Megjithatë, Vicario do të duhet të presë për të qenë pjesë e ekipit të Juventusit, pasi do të qëndrojë në huazim sërish te Empoli. Kontrata e Szczesny skadon në vitin 2024 dhe deri atëherë do të mbrojë portën e bardhezinjve.

Palët janë duke diskutuar dhe marrëveshja duket shumë pranë. Empoli kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë Vicarion, ndërsa Juventusi po përpiqet që të ulë çmimin të paktën me huazimin dhe ta plotësojë shumën edhe me bonuse. /oversport.tv

Foto: Empoli FC, Facebook

You may also like