Marotta me ide të qarta: Në janar do të afrojmë lojtarë më të fortë se ata që kemi

by admin
Spread the love

Beppe Marotta i ka mjaft të qarta idetë për sa i përket merkatos së janarit. Administratori i deleguar i Interit ka dhënë një intervistë të shkurtër në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve zikaltër, ku ka zbuluar edhe strategjinë që do të ndjekin.

“Merkato e janarit? Ne do të ndërhyjmë vetëm në rast se mund të gjejmë lojtarë të rrinj që janë më të fortë se ata që kemi aktualisht. Në të kundërt nuk ka nevojë. Skuadra që kemi aktualisht është kompakte.”

Këto kanë qenë fjalët e CEO-s së Interit që nuk e përjashton mundësinë që zikaltrit të ndërhyjnë në merkaton e janarit. Për sa i përket objektivave që fliten nga mediat, në janar Interi është në kërkim të një mbrojtësi qendre duke parë edhe problemet që ka pasur në këtë start sezoni. /oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like