“Mançini, frikacak e gënjeshtar. Ka kompleks psikologjik”. Shpërthen ish-lojtari saudit ndaj trajnerit italian

by admin
Spread the love

Arabia saudite mundi Omanin me rezultat 2:1 në raundin e parë të Grupit F të Kupës së Azisë, pas së cilës përballet me Tajlandën dhe Kirgistanin. Edhe pse skuadra e trajnerit Roberto Mançini hyri në garë me tri pikë, eksperti italian u kritikua nga ish-futbollisti i kombëtares saudite, ish-sulmuesi Jaser Al Qahtani (41-vjeç), i cili ka 112 paraqitje dhe 42 gola për përfaqësuesen e vendit arab.

Para ndeshjes me Omanin, Mançini përjashtoi tre futbollistë të kombëtares, pasi nuk pranuan të ishin pjesë e ekipit nëse nuk do të luanin që nga minutën e parë. “Unë do të vendos se kush do të luajë”, tha Mançini në konferencën për shtyp dhe më pas e quajti të çuditshme të gjithë situatën. Më pas doli Al Qahtani, i cili nuk është dakord me trajnerin italian.

 

“Nuk kam takuar një frikacak më të madh se Mançini. Ai nuk e meriton të drejtojë ekipin. Ai është një frikacak mosrespektues me kompleks psikologjik. Një lider cilësor duhet të mbrojë ata që drejton. Mançini largoi lojtarë që i shërbenin futbollit saudit. Pse është ai duke folur për ta para ndeshjes me Omanin, kur ishte takimi me ta para një muaji e gjysmë?” pyeti Al Qahtani, transmeton “Gazzetta dello Sport”.

“Do të nis një hetim për të verifikuar gjithçka ka thënë Mançini”

“Mançini është një gënjeshtar. Ai tha se i pyeti lojtarët nëse ishin të lumtur të ulen në stol. Është normale që ata thanë “jo”. Një lojtar që nuk do ta thoshte këtë nuk është ambicioz dhe nuk e meriton të jetë pjesë e kombëtares”, pohoi Al Qahtani.

“Mançini akuzoi lojtarët për mungesë patriotizmi. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Unë do të nis një hetim për të verifikuar gjithçka që ai tha. Mendoj se ai përfundimisht do të dëshirojë të largohet nga kombëtarja”, shtoi ish-sulmuesi i Al Qadsiah, Al Ain dhe Al Hilal, i cili, sipas “Transfermarkt”, shënoi 146 gola në 308 paraqitje në karrierën e tij me klube.

PANORAMASPORT.AL

You may also like