Manchester United planifikon shitjen e dy mbrojtësve në janar

by admin
Spread the love

Manchester United kërkon të përforcohet, por para se të vijnë lojtarë të rinj ata duhet të largojnë disa nga skuadra aktuale.

Jean Clair Todibo është objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar repartin defensivë.

Mbrojtja është pika më e dobët e United këtë sezon dhe trajneri Erik Ten Hag kërkon ta rregullojë këtë repart.

Sipas asaj që ka raportuar ESPN, Djajtë e Kuq kan nxjerrë në shitje dy qendërmbrojtësit Harry Maguire dhe suedezin Victor Lindelof.

Verën e kaluar, United kishte shpresuar të shiste Maguire për të mbledhur fonde dhe për të nënshkruar me një mbrojtës më të përshtatshëm për stilin e Ten Hag. Edhe pse Maguire ka treguar përmirësim, ai ende nuk konsiderohet të jetë në nivelin e kërkuar për të qenë titullar në klub.

United tani po pret oferta për të larguar dy mbrojtësit dhe ata pëlqehen nga disa skuadra të Ligës Premier si Everton, West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.

Për Maguiren, United synon të fitojë rreth 40 milionë euro, derisa suedezin janë të gatshëm ta lënë të lirë për 20 milionë.

You may also like