Manchester United nuk ndalet, fiton edhe ndaj Arsenalit të pamposhtur

by admin
Spread the love

Manchester United nuk ndalet dhe ka arritur fitoren e katërt radhazi në Premier League, këtë herë përballë Arsenalit kryesues që ende nuk kishte pësuar humbjen e parë. “Djajtë e kuq” fituan në “Old Trafford” me rezultatin 3-1 ku shkëlqeu edhe blerja e re, Antony.

Ndeshja nis mirë për Arsenalin që gjen golin e parë me Martinelli. Megjithatë, gjyqtari i takimit anulon gjithçka pas konsultimit me sistemin VAR. Në minutën e 35-të ndërkohë është blerja e re Antony që prish ekuilibrat e takimit duke i dhënë avantazhin Manchester United.

Në pjesën e dytë, Bakayo Saka vendos sërish ekuilibrat e takmit duke i çuar shifrat në 1-1. Megjithatë, United nuk e humbet torruan dhe hidhet menjëherë në sulm për të gjetur golin e epërsisë.

Këtë gjë e arrijnë në minutën e 66-të ku Marcus Rashford realizon golin e dytë për vendasit. Sulmuesi anglez vulosi edhe rezultatin final të takimit në minutën e 75-të.

Kështu pas kësaj fitoreje United e çon në katër fitoret radhazi në Premier League dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 5-të. Nga ana tjetër Arsenali pëson humbjen e parënë këtë sezon, por qëndron në krye të Premier League me 15 pikë. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like