Manchester City në Tiranë/ Leksionet e para të trajnerëve të kampionëve të Europës

by admin
Spread the love

Startoi sot projekti i mësimdhënies së trajnerëve të Manchester Cityt në Tiranë për fëmijët e moshave nga 7 në 15 vjeç, në amebientet e Shtëpisë së Futbollit ku pjesëmarrës si lektorë ishin dy trajnerët e ardhur nga akademia e Manchester City-t, Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Organizatorët e këtij seminari ishin “Dyrrah City Football Academy” në bashkëpunim me Manchester City FC si edhe me mbështetjen e FSHF-së, që mirëpriti këtë event në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. I pranishëm si përfaqësues i shtetit shqiptar ishte zv.ministri i sporteve Endrit Hoxha si dhe sekretari i  prëgjthshëm i FSHF, Ilir Shulku.

 “Sot është dita e parë e fillimit dhe prezantimit për të gjithë trajnerët e zonës së Tiranës dhe Durrësit. Për të sjellë akademinë e Manchester City nuk ka qenë e lehtë, por këtë nuk do ta bënim kurrë edhe pa mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të sjellë kurrikulën e Manchester City-t në Shqipëri, për të treguar në bashkëpunim me Federatën për akademitë e tjera, mënyrën se si duhet të ndërtohet, të funksionojë, për të arritur atje që është ëndrra e të gjithëve se tashmë Shqipëria është kualifikuar në Europian, siç është ëndrra duhet të vazhdojë”, tha zv.ministër i Sportit.

Në prononcimin e tij për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tha se është një risi ardhja e Manchester City në Shqipëri, që tregon se futbolli në vendin tonë ka arritur një nivel të lartë zhvillimi.

 “Është një risi ardhja e Manchester City në Shqipëri që do t’i shërbejë shumë zhvillimit të futbollit në vendin tonë. Federata e Futbollit është gjithmonë e hapur dhe do të mbështesë të gjitha bashkëpunimet edhe me akademitë e tjera, sidomos të këtyre niveleve. Dyert tona janë të hapura për bashkëpunim dhe për çdo lloj ndihme që do të kërkohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo tregon që futbolli shqiptar është në rrugën e duhur, është zhvilluar shumë dhe jo më kot Manchester City ka ardhur në Shqipëri, ka parë që futbolli po zhvillohet, po ecën përpara dhe jo rastësisht kemi shkuar edhe në Europian, me ndeshje dinjitoze dhe të përfaqësohemi shumë mirë në Europian, që është ëndrra e të gjithë shqiptarëve”, Ilir Shulku, sekretari I përgjtihshëm i FSHF-s .

 Lektorët e ndryshëm do të jenë herë pasa here në Shqipëri për të zhvilluar orë të leskioneve teorike, por edhe praktike që do të zhvillohen për momentin enë Shtpinë e Futbollit, deri në ndërtimin e akademisë “Dyrrah City”.


Top Channel

You may also like