“Mami të dua, do të vdesim”, 13 të vdekur nga zjarri në tre lokale nate në Spanjë

by admin
Spread the love

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë 3 lokale nate në qytetin Murcia të Spanjës.

Zjarri ra fillimisht në lokalin e natës La Fonda në orët e para të mëngjesit të së dielës, dhe më pas u përhap në lokalet e tjera pranë saj.

Në një prej lokaleve po festohej një ditëlindje. Policia spanjolle tha se anëtarë të familjes që po festonin ditëlindjen ishin në mesin e viktimave.

14 persona të tjerë rezultojnë të pagjetur. Çatia e lokalit La Fonda është shembur, gjë që e bën të vështirë gjetjen e viktimave. Policia ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Rreth 15 orë më vonë, nuk dihet ende shkaku i zjarrit në lokal. Kryebashkiaku i qytetit u tha gazetarëve se zjarri kishte nisur në katin e parë të lokalit të natës.

Babai i një vajze 28-vjeçare u tregoi gazetarëve spanjollë një mesazh zanor që e bija, e cila kishte qenë në lokalin e natës La Murcia, i kishte dërguar të ëmës.

“Mami të dua, do të vdesim”. Ishte ky mesazhi zanor që 28-vjeçarja kishte lënë. Nuk është e qartë nëse ajo ka mbijetuar.

Për shkak të tragjedisë në Murcia, 3 ditë zie janë shpallur në këtë qytet.

The post “Mami të dua, do të vdesim”, 13 të vdekur nga zjarri në tre lokale nate në Spanjë appeared first on American Eye.

You may also like