Mali Zi mundi RMV-në 1-0, në miqësoren e zhvilluar në Antali, vendosi goli i Jovetiq – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Malit Zi mundi Maqedoninë e Veriut  në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antali. Autor i golit të vetëm ishte Stevan Jovetiq  në minutën e  45 të pjesës së parë

Në pjesën e parë Maqedonia e Veriut ishte më aktive më tepër posedoi  topin,  krijoi edhe një rast nëpër mjet të Elif Elmaz, por Mali Zi kaloi në epërsi në minutën 45 të pjesë së parë pas krosimit nga këndi të Driton Camajt në zonë e rreptësisë Stevan Jovetiq me  goditje me kokë tundi portën e Stole Dimitrievskit për 1-0.

Në pjesën e dytë dy reprezentacionet  u  munduan të krijojnë ndonjë rast por pa sukses  meqë loja zhvillohej kryesisht me  mesfushë. Marrë nëpër gjithësi fitorja e malazezëve  është merituar edhe pse barazimi  do të ishte më real.  Më këtë fitore përfaqësuesja e Malit Zi barazoi  numrin e fitoreve me Maqedoninë veriut pasi në katër ndeshje të zhvilluara miqësore  dy përfaqësueset  kanë nga dy fitore

 

 

Kompleksin sportiv Mardan në Antali

Referoi arbitri turk Zorbay Kucuk 

Golashënues: Stevan Jovetiq 45’

 

Ekipet luajtën me këto formacione:

 

RMV-ja: Dimitrievski, Zajkov(Serafimov), Musliu, Velkovski, Alijoski, Çurlinov (Dimovski), Kostadinov (Mitrovski), Atanasov (Qamili), Enis Bardhi (Kap), Elmaz (Trajkovski)dhe Mioski (Ristovski)

 

Seleksionues Bllagoja Milevski

 

MALI ZI: Sharkiq, Vukçeviq (Veshoviq), Saviq, Vujaçiq, Radunoviq, D.Bakiq (M.Bakiq), Lonçar (Jankoviq), Jovoviq (A.Marushiq), Jovetiq (Brnoviq), Driton Camaj , Mugosha (Krstoviq)

 

Seleksionues  Robert Prosineçki

You may also like