​Maldini: Provova ta sjellë Messin te Milani. Titulli? E ka fituar tashmë Interi

by admin
Spread the love

Ish- drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka konfirmuar se për 10 ditë u përpoqëm të sillnim Lionel Messin në San Siro kur ai u largua nga Barcelona.

Legjenda e Milanit ka folurnë emisionin PoretCast rreth karrierës së tij, si lojtar dhe si drejtor.

Kjo përfundoi me shkarkimin e tij në qershor, por ai zbulon se kishte plane për të arritur diçka të jashtëzakonshme për kuqezinjtë.

“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, ka rrëfyer Maldini.

“Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë. Kur lexova se ai mund të shkojë edhe në Inter, u tremba!”, shtoi Maldini.

Leo Messi ishte një lojtar i lirë kur kontrata e tij me Barcelonën skadoi në verën e vitit 2021 dhe “Blaugranët” nuk mund të përballonte më kontratën e tij.

Pas disa javësh pasigurie dhe propozimesh që erdhën nga qarqe të ndryshme, Messi më në fund nënshkroi për Paris Saint-Germain në gusht të vitit 2021.

Kjo përvojë zgjati vetëm dy vjet dhe argjentinasi tani është transferuar te Inter Miami në MLS.

Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të Scudetto-s përpara përballjes së së dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës.

“Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.

You may also like