Makina $25,000 e gjeneratës së ardhshme nga Tesla do të ketë një dizajn revolucionar si Cybertruck

by admin
Spread the love

Raportohet se Tesla po përgatitet të prodhojë një makinë elektrike $25,000 e cila do të përdorë platformën inxhinierike të gjeneratës së ardhshme të kompanisë. Axios raporton se autori i biografisë së Elon Musk, Walter Isaacson ka detajuar planin për të ndërtuar një makinë elektrike me kosto $25,000 së bashku me një robotaksi autonome që mund të transportojë pasagjerët përreth qytetit.

Tour Of The Elkhorn Battery Energy Storage System

Makina prej $25,000 thuhet se ka një dizajn futuristik si Cybertruck i cili ende nuk ka dalë në shitje – për herë të parë Tesla e prezantoi këtë produkt në 2019. Cybertruck supozohet se do të nisë të prodhohet këtë vit, ndërkohë që kapaciteti i prodhimit do të rritet në 2024. Kjo nuk është hera e parë që po dëgjojmë për planet e Tesla-s për një makinë elektrike $25,000.

Musk premtoi një të tillë në 2018, duke thënë se do të ishte e mundur brenda tre viteve. Synimi për një EV më të përballueshëm u përsërit përsëri në vitin 2020. Model 3 gjithashtu u premtua të dilte në shitje për $35,000, por shumë pak makina të tilla u shitën në çmimin e premtuar, pasi më pas çmimi u shtrenjtua.

Tesla’s design drawings.

Projekti me më tepër përparësi për Musk ishte krijimi i një robotaksi autonome. Robotaksia është projektuar për të reduktuar nevojën për të patur një makinë personale, pa pasqyra, pa pedale dhe pa timon dhe do ta bënte makinën prej $25,000 të panevojshme. “[Robotaksi] është produkti që e bën Tesla një kompani dhjetë trilionëshe,” i tha ai Isaacson. “Njerëzit do të flasin për këtë moment pas njëqind vjetësh.”

You may also like