Makedonija Gj.P – AP Brera, të shtunën hapin siparin e xhiros së 9-të – Shqip

by admin
Spread the love

Të shtunën me fillim në orën 14:00, me ndeshjen mes Makedonija Gj.P – AP Brera, hapet sipari i xhiros së 9-të në Ligën e parë të futbollit vendor. 

Ndërkaq pesë ndeshjet tjera të javës së 9-të, përfshirë këtu edhe derbin e javës FC Shkupi – Struga Trim Lum, që do të zhvillohen të dielën. Në stadiumin e qytetit në Gostivar do të zhvillohet përballja e dy skuadrave të Pollogut, KF Gostivari – KF Shkëndija, që mund të thuhet se është një “mini” derbi i kësaj jave, pasi këto dy ekipe takohen pas plot një dekade,

Në Kratovë, Sileksi është nikoqire e Voska Sport, Bregallnica në Shtip takohet me Vardarin  dhe në Shkup, Rabotniçki përballet me Tikveshin. Të gjitha ndeshjet e javës së 9-të fillojnë orën 14:00.

Liga e Parë, java e 9-të:

 

E shtunë në ora 14:00

Makedonija Gj.P –  AP Brera

 

E diel, në ora 14:00

FC Shkupi – Struga Trim Lum

Gostivari – Shkëndija

Sileksi – Voska Sport

Rabotniçki – Tikveshi

Bregallnica – Vardari

TABELA

1. Shkendija 16 pikë (-1ndeshje), 2.Struga Trim Lum 15 pikë (-2 ndeshje), 3.FC Shkupi 15 pikë, 4.AP Brera 14 pikë, 5. Sileksi 13 pikë, 6.Tikveshi 13 pikë, 7. Rabotniçki 10 pikë, 8.Bregallnica 9 pikë, 9.Makedonija Gj.P  8 pikë, 10.Voska Sport 7 pikë, 11 Gostivari 6 pikë, 12.Vardari 4 pikë (-1 ndeshje),

You may also like