Macron-Xi Jinping-Von der Leyen takim trepalësh, fokus i diskutimeve paqja në botë

by admin
Spread the love

Udhëheqësi francez Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtare në Kinë ka zhvilluar një takim trepalësh me shefen Komisionin Europian, Ursula Von der Leyen dhe homologun e tij kinez Xi Jinping.

Në fokus të diskutimeve ishte ndalimi i Rusisë për të vazhduar luftën në Ukrainë. Ata janë shprehur se Kina dhe Franca kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur paqen botërore.

Njëkohësisht për sa i përket armëve bërthamore, të cilat shpesh kanë qenë kërcënuese për luftën, liderët u shprehën se ato nuk do të përdoren në konflikt.

Kjo deklaratë vjen pasi Rusia tha në fillim të kësaj jave se planifikonte të vendoste armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pranë kufirit perëndimor të aleatit me vendet e NATO-s.

Në tryezën e diskutimeve me dyer të mbyllura nuk munguan opsionet për të forcuar lidhjet tregtare mes vendeve.

Macron tha se nuk mund të ketë një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme për sa kohë që Ukraina mbetet e pushtuar, ndërsa theksoi se është e papranueshme që një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shkelë statutin e organizatës.

Në bazë të konkluzioneve paraprake Xi Jinping deklaroi se Kina mbron bisedimet e paqes dhe kërkon një zgjidhje politike dhe bëri thirrje për përmbajtje racionale nga komuniteti ndërkombëtar.

Në një konferencë të veçantë për shtyp më vonë, Ursula von der Leyen theksoi se nëse Kina i ofron armë Rusisë, do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të “dëmtonte ndjeshëm” marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës.

Ajo tha gjithashtu se priste që Pekini të luante një rol që “promovon një paqe të drejtë” dhe se ajo qëndronte e vendosur pas planit të paqes të udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse.

Kina ka publikuar planin e saj të paqes , të cilin vendet perëndimore e kanë refuzuar përgjithësisht, duke thënë se ajo anon shumë nga ana e Rusisë.

Macron është në një vizitë shtetërore në Kinë, e cila po shqyrtohet shumë pas vitesh të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.


Top Channel

You may also like