LVV inicion procedurën për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

by admin
Spread the love

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka bërë të ditur se kanë iniciuar procedurën për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për seancën e 26 janarit të vitit 2023.

Në njoftimin e këtij subjekti thuhet se kjo nismë e tyre vjen pasi thonë se kryesuesja është bërë bashkëpjesëmarrëse në kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i të drejtës së votimit’.

“Procedura për shkarkim është iniciuar pasi që as pas tre muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të komunës, nuk është ndërmarrë as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës”.

“Këto shkelje kanë ndodhur para syve të kryesueses e cila me mosveprimin e saj ka shkelur nenin 29 të Statutit të Komunës si dhe nenin 25, pika 25.9 të Rregullores së Punës së Kuvendit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like