Lushaku-Sadriu: Në panikë nga dështimi në qeverisje, Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës

by admin
Spread the love

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Tutje, ajo është shprehur se Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo, përcjell Klankosova.tv.

“Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës. Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total, keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar; Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE”.

“Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë; Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.  Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo”, është shprehur tutje ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like