Lulzim Basha paralajmëron ndryshimin e madh, bën thirrje për bashkim

by admin
Spread the love

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Korçë Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim, jo vetëm mes atyre që kanë kartën e PD, por edhe profesorëve sportistëve e sipërmarrësve, si dhe demokratëve që sipas tij mund ta kenë humbur përkohësisht rrugën për shkak të interesave personale të Berishës.

“Nuk ka arsye për ngritjen e zërit që ky entuziazëm më rrëmben dhe mua. E di që mesazhi përcillet, ndaj këtë shpjegim kisha. Ky entuziazëm më rrëmben dhe mua. Dua t’jua them me një zë të qartë dhe prerë, nuk ka asnjë hap pas për të zgjedhur të ardhmen. Këtë sakrificë e bëjmë për Shqipërinë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ata kanë për armë të ligat e botës, gënjeshtrat, mashtrimet, urrejtjen, linçimet. Institucionet, mediat e kapura, por ata nuk kanë diçka dhe nuk do ta kenë kurrë shumicën e zemrave të shqiptarëve. Shikoni si i ndryshojnë historitë, sa njëri sa tjetri. Ndërsa ne ja ku jemi, shihemi sy më sy. Në partinë tonë do të ketë gjithmonë vend për mendimin ndryshe, po. Për mendimin kundërshtues, po. Për debatin po, për garën po. Por kurrë për dhunën, kurrë për linçimin. Kjo është kultura politike evropiane që ka rrezatuar Korça me qytetarinë e saj dhe dega e PD Korçë dhe unë e di që po e gjeni Brenda vetes suaj, forcën, vlerat për të rrezatuar këtë kulturë të debatit, të përballjes. Hapat që duhet të hedhim janë të dhunshëm, por ne jemi njerëzit e vendimeve të mëdha, ju jeni njerëzit e vendimeve të forta”, tha Basha.

“Kemi vendosur ta çojmë këtë rrugë deri në fund, në realizimin e misionit për të cilin kemi lindur. Është një trajtim të paktën si Kosova dhe Maqedonia e Veriut të fermerëve, një shëndetësi që nuk i lë njerëzit për një shiringë. Politika do të ndryshojë kur t’i zbrazim karriget nga politikanët e korruptuar dhe t’i mbushim me djemtë dhe vajzat e Korçës që nuk vijnë për te marrë por për të dhënë. Me ketë mision shpërndahemi sonte në lagjet e bukura të Korçës. Siç më jepni frymëzim dhe forcë në salla të mbushura si kjo, le ta shpërndajmë kudo këtë frymë, frymën e ndryshimit. Vizionin se si do ta bëjmë këtë ndryshim. Përmes garantimit të pastrimit të politikës nga ata që nuk e kanë vendin aty. Një ekonomi që lufton armikun numër një, korrupsionin. Ky është misioni, kjo është rruga, ndaj ju ftoj ta vazhdojmë hap pas hapi, krah më krah njëri tjetri, me zemrat e çliruar nga dufi nga inati, ne kemi dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Zemrat tona janë të hapura për këdo edhe nga ata që nuk e kanë kartën e PD, profesorë, intelektualë, sportistë, sipërmarrës, të rinj të reja. Mbi të gjitha janë të mirëseardhur demokratët e sakrificës që mund ta kenë humbur rrugën për pak kohë për shkak të interesave personale të një njeriu të vetëm. Ju falënderoj që në këtë ditë të acartë keni ngritur peshë zemrat e shqiptarëve nga Konispoli në Vermosh!” tha Basha.

You may also like