Luiz Ejlli publikon klipin e “Pa ty”, kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”

by admin
Spread the love

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli pas fitores dhe angazhimit të madh me koncerte u bë gjithashtu pjesë e një filmi.

Këngëtari shkodran është protagonist në filmin “Në kuadër të dashurisë” përkrah ish-banores së BBVA 2, Olta Gixhari.

Filmi i shumëpritur pati premierë pak ditë më parë në Shqipëri dhe më pas edhe në Kosovë dhe tashmë po vazhdon të shfaqet në kinema.

Ndërkohë, pak para se filmi të publikohej, Luizi publikoi kolonën zanore të tij që mban titulli “Pa ty”.

Ndërsa, së fundmi të njëjtën këngë artisti solli të kompletuar edhe nga ana vizual që përfshin skena të shkëputura nga filmi.

You may also like