Luhet për fitore në “Derbin e Veriut”, publikohen formacionet e sfidës Vllaznia-Kukësi

by admin
Spread the love

Pas barazimit, 0 me 0, mes “Bardhezinjve” të Laçit dhe “Shijakasve” të Erzenit, në orën 17:00, në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja, e quajtur ndryshe edhe “Derbi i Veriut”, mes “Kuqebluve” të Vllaznisë dhe “Verilindorëve” të Kukësit, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët duan të vazhdojnë serinë e fitoreve dhe blindojnë një vend në katërshen e parë për të qenë më të qetë në vijimin e sezonit, ndërsa Kukësi lufton për të shmangur zonën e ftohtë të renditjes, me teknikët Qatip Osmani dhe Stavri Nica, që kanë vendosur të hedhin në fushë më të mirët në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Kukësi: Tafas, Reçi, Zhongo, Fejzaj, Abara, Lleshi, Zenunaj, Da Mota, Alvesh, Salami, Rashiti.

Trajner: Stavri Nica /i.m /abcnews.al

You may also like